Arsenal dhe Chelsea kanë kaluar në 1/16 e finales së Carabao Cup.
Gunners kanë triumfuar kundër skuadrës së Doncasterit me rezultat 1-0, ndërsa The Blues korrën fitore të thellë prej 5-1 ndaj Nottingham Forest.
Theo Walcott ishte golashënues i vetëm për Arsenalin në të 25 minutë, e cila ishte e mjaftueshme për fitore gjersa vlen të theksohet se në këtë takim nuk ka startuar Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Në anën tjetër të besuarit e trajnerit Antonio Conte si duket ishin në disponim të mirë pasi që realizaun katër gola.
Golashënuesit te Chelsea ishin Kenedy (‘12), Musonda (‘39) dhe “het-trick” realizoi Michy Batshuayi (’18, ‘52, ’85) ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi në sekondat e fundit të takimit Darikwa.
Theksojmë se shorti për çiftet e çerekfinales do të hidhet nesër ndërsa ndeshjet e para do të luhen më 23 tetor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QtpL06PoXhA
https://www.youtube.com/watch?v=L73M-riw7nY
https://www.youtube.com/watch?v=LylyXqBmuUA