Telegrafi

Arsenal dhe Chelsea pas mesfushorit të Dortmundit

Është raportuar se klubi i Asenalit është duke synuar që ta transferoj mesfushorin e Borussia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan.

Daily Mirror ka raportuar se klubi londinez ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e tij, teksa përpos Arsenalit edhe Chelsea ka pyetur për lojtarin në fjalë.

Në anën tjetër ofertat drejt tij nga dy klubet në fjalë pritet të bëhen gjatë afatit kalimtar veror.

Kujtojmë se për reprezentuesin armen është interesuar edhe skuadra të tilla si Tottenham, Sevilla. /Telegrafi/