Telegrafi

Arsenal dhe Chelsea mundohen ta bindin Luis Enriquen

MADRID, SPAIN - APRIL 23: Head coach Luis Enrique of FC Barcelona looks on during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at the Santiago Bernabeu stadium on April 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Me fundin e epokës së Arsene Wengerit te Arsenali dhe rezultateve të dobëta këtë sezon të Antonio Contes me Chelsean, raportohet se këto dyja ekipet janë në kërkim të një trajneri.

Klubet londineze janë duke kërkuar për strateg të ri dhe në radhët të parë është spanjolli, Luis Enrique.

Gazeta e përditshme britanike “The Mirror” raporton se tashmë te dyja skuadrat e kontaktuar ish-trajnerin e Barcelonës.

Spanjolli thuhet se është i vendosur që të drejtor një skuadër angleze, por asturiani nuk e di se në cilin stol të ulet – The Emirates apo Stamford Bridge.

Wenger tashmë ka konfirmuar se do të largohet pas 22 vjetësh qëndrimi në klubin londinez, ku fitoi tre trofe të Ligës Premier.

Lexo po ashtu PSG-ja i ofron postin e presidentit Arsene Wengerit

Italiani këtë vit me The Blues duket se do të mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve dhe kjo do t’i kushtojë me shkarkim në fund të sezonit.

Ndryshe, Enrique në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e tilla, si Espanyol dhe Roma. /Telegrafi/