Telegrafi

Arsenal – CSKA Moska: Formacionet zyrtare, Xhaka dhe Mustafi nga minuta e parë

(Foto: Getty Images)

Arsenal do të jetë nikoqire e CSKA Moskës në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Skuadra londineze llogaritet favorite për ta fituar ndeshjen e parë përballë rusëve.

E për këtë takim trajneri Arsene Wenger ka publikuar edhe formacionet zyrtare.

Nga minuta e parë do të luajnë dy futbollistët shqiptarë Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Dy skuadrat janë përballur më herët në vitin 2006 në Ligën e Kampionëve ku në Londër përfundoi ndeshja pa fitues 0-0 ndërsa në Rusi fitonte CSKA Moska 1-0.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Cech, Bellerin, MUSTAFI, Koscienly, Monreal, Mkhitaryan, Ramsey, XHAKA, Wilshere, Ozil, Lacazette.

CSKA Moska: Akinfiev, Ignashevich, Berezutski, Berezutsk A., Shchennikov, Kuchaev, Natcho, Dzagoev, Golovin, Musa, Wermbloom. /Telegrafi/