Telegrafi

Arsenal – Chelsea: Formacionet startuese, Gunners me disa mungesa

Arsenal do të mundohet t’i rikthehet fitoreve në kuadër të xhiros së 22 të Ligës Premier.

Gunners kanë një mision të vështirë sonte kur në The Emirates do të takohen me rivalin lokal, Chelsean.

Te dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet startuese, ku vërehen disa mungesa.

Arsene Wenger ende nuk mund të llogarisë në shërbimet e Sant Cazorlas, Olivier Giroud dhe Aaron Ramsey ndërsa në 11-shen startuese nuk janë as  Laurent Koscielny, Sead Kolasinac.

Në anën tjetër, David Luiz nuk ka mundur të shërohet prej lëndimit të pësuar kohë më parë.

Theksojmë se Arsenal aktualisht gjendet në vendin e gjashtë të renditjes tabelore dhe Chelsea zë pozitën e tretë.

Arsenal: Cech, Chambers, Mustafi, Holding, Xhaka, Wilshere, Bellerin, Maitland-Niles, Ozil, Sanchez dhe Lacazette.

Chelsea: Courtois, Azpilicueta, Christensen, Cahill (c), Moses, Kante, Bakayoko, Fabregas, Alonso, Hazard, Morata.