Telegrafi

Arsenal – Bate Borisov, formacionet e mundshme: Xhaka dhe Mustafi pritet të jenë titullar

Dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi pritet ta nisin ndeshjen ndaj Bate Borisovic nga minuta e parë.

Arsenali është nikoqir i Bates në ndeshjen kthyese të vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Ky takim pritet të zhvillohet në Emirates me fillim nga ora 18:55 dhe Topçinjtë kërkojnë kualifikimin.

Ekipi londinez u befasua në ndeshjen e parë duke humbur me rezultat minimal, ndërsa tani në shtëpi synon të shkrijë disavantazhin për të kaluar tutje.

Trajneri Unai Emery thuhet se ka marrë masat dhe në këtë ndeshje do të paraqes formacionin më të mirë të mundshëm.

Xhaka dhe Mustafi duke festuar një gol të Arsenalit (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Nga minuta e parë mendohet se do të luajë edhe dyshja shqiptare, me Xhakën në mesfushë dhe Mustafin në mbrojtje.

Formacionet e mundshme:

Arsenal (4-3-2-1): Cech; Lichtsteiner, Mustafi, Koscielny, Sokratis; Guendouzi, Xhaka, Torreira; Mkhitaryan, Iwobi; Aubameyang

BATE Borisov (4-3-3): Scherbitsk; Rios, Volkov, Filipenko, Filipovic; Baga, Dragun, Hleb; Milic, Skavysh, Stasevich

/Telegrafi/