Telegrafi

Arsenal arrin marrëveshje me Tielemans, tani duhet bindur Leicesteri

Youri Tielemans ka pranuar të transferohet te Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori belg ka marrë vendim të largohet nga Leicester City një vit para fundit të kontratës së tij me këtë klub.

Tielemans ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin e fundit ku në 50 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se lojtari tanimë ka arritur marrëveshje personale me gjigantin anglez Arsenali.

24-vjeçari thuhet se është pajtuar për një kontratë afatgjate e cila do ta mbante atë në Londër deri në verën e vitit 2027.

Gjithnjë sipas mediave angleze, Arsenal tani do të filloj bisedimet me Leicester Cityn për transferimin e belgut.

‘Dhelprat’ vazhdojnë të kërkojnë 40 milionë euro për yllin belg, por Arsenali nuk është në gjendje të paguaj më shumë se 25 duke marrë parasysh që lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin. /Telegrafi/