Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez dhe i është afruar në vetëm pesë pikë pozitën së katër që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Golat në këtë takim u shënuan nga Aaron Ramsey (6′, 19′, 74′), Laurent Koscielny (14′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (37′), ndërsa për Evertonin shënoi Dominic Calvert-Lewin (64′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte armeni Henrikh Mkhitaryan, i cili pas tri asistime të bëra u vlerësua me notë 9.9, ndërsa paraqitje Ramsey u vlerësua me 9.6.
Nota më e ulët e ndeshje shkoi për mbrojtësin e Evertonit, Elaquim Mangala, i cili u vlerësua me notë 4.9.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, ku Shkodran Mustafi me një asistim u vlerësua 8.6, ndërsa Granit Xhaka me paraqitje të mirë u notua me 7.0. /Telegrafi/
Arsenal:
Everton: