Telegrafi

Arsenal 5-0 Huddersfield: Notat e lojtarëve, Mustafi dhe Xhaka shkëlqeu, Hadërgjonaj me paraqitje solide (Foto)

Arsenal ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Huddersfieldit me rezultat 5-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku Shkodran Mustafi dhe Aaron Ramsey morën notat më të larta 8.4.

Lexo po ashtu Arsenal me goleadë kundër Huddersfieldit (Video)

Lossl, portieri i Hudersfieldit u vlerësua me notën më të ultë 5.0 ndërsa dy shqiptarët tjerë patën paraqitje solide.

Mesfushori Granit Xhaka mori notën 8 ndërsa mbrojtësi Florent Hadërgjonaj i mysafirëve u vlerësua me 5.8.

Pas kësaj, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 28 pikë ndërsa Huddersfield zë vendin e 14 në saje të 15 pikëve. /Telegrafi/

Arsenal

Huddersfield