Telegrafi

Arsenal 4-0 Norwich City – Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Granit Xhaka vs Norwich City (Foto: Mike Egerton/Pool via Getty Images/Guliver)

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4-0 përballjen e tyre në shtëpi ndaj Norwich City të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë shënuar fitoren e dytë me radhë dhe ëndërrojnë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë fitore të Arsenalit i shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (33’, 67’), Granit Xhaka (37’) dhe Cedric Soares (81’).

Lexo po ashtu Arsenali fiton me rezultat të thellë ndaj Norwichit, Xhaka shënon njërin gol

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Aubameyang, i cili pas dy golave dhe një asistimit u vlerësua me notë 9.6.

Xhaka dhe Aubameyang (Foto: Mike Egerton/Pool via Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Tim Krul që u notua me 4.8.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli nga Kosova, Granit Xhaka, i cili u notua me 7.5, ndërsa Shkodran Mustafi u notua me 6.7 për 45 minuta lojë.

Arsenal:

Norwich City:

/Telegrafi/