Arsenali ka fituar 3-2 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.
Golat për The Gunners i shënuan Gabriel Martinelli dhe Bukayo Saka me dy, ndërsa për The Reds realizuan Darwin Nunez dhe Roberto Firmino.
Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë, duke marrë notën e përgjithshme 6.97, me Liverpoolin që u vlerësua me 6.56.
Saka ishte lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 8.1.
Granit Xhaka pati një paraqitje solide dhe u vlerësua me 6.8.
Në anën tjetër, dështimi i këtij derbi doli të ishte Thiago Alcantara, që u notua me 6.1.
Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/