Telegrafi

Arsenal 3-2 Everton – Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Granit Xhaka, Mikel Arteta dhe Shkodran Mustafi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Evertonit në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka vazhduar me formë të mirë duke marr edhe fitoren e radhës në kampionat dhe duke u afruar me pozitat që e dërgojnë në Evropë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Edward Nketiah (27’) dhe Pierre-Emerick Aubemayng (35’, 46’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Domenic Calvert-Lewin (1’) dhe Richarlison (45+).

Lexo po ashtu Arsenali triumfon ndaj Evertonit dhe vazhdon ngjitjen në tabelë

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi Aubameyang, i cili pas dy golave u notua me 8.6.

Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Evertonit, Jordan Pickford, i cili u vlerësua me notë 5.4.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajtën edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të mirë duke u notuar me 6.8, respektivisht 7.3.

Arsenal:

Everton:

/Telegrafi/