Telegrafi

Arsenal 3-2 Bournemouth, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Arsenali fituar me rikthim 3-2 në shtëpi ndaj Bournemouth në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetës ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi për të përforcuar pozitën e parë në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Thomas Partey (62’), Ben Ëhite (70’) dhe Reiss Nelson (90+), ndërsa për mysafirët shënuan Philipp Billing (1’) dhe Marcos Senesi (70’).

Lexo po ashtu Arsenal i çmendur, fiton me rikthim duke shënuar gol në minutën e shtatë të kohës shtesë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht rezervisti Nelson, i cili pasi bëri një asistim dhe shënoi golin e fitores u notua me 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Adam Smith, që u vlerësua me notë 5.9.

Nga minuta e 84-të në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari Granit Xhaka, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.6.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/