Arsenali fituar me rikthim 3-2 në shtëpi ndaj Bournemouth në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Ekipi i Mikel Artetës ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi për të përforcuar pozitën e parë në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Thomas Partey (62’), Ben Ëhite (70’) dhe Reiss Nelson (90+), ndërsa për mysafirët shënuan Philipp Billing (1’) dhe Marcos Senesi (70’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht rezervisti Nelson, i cili pasi bëri një asistim dhe shënoi golin e fitores u notua me 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Adam Smith, që u vlerësua me notë 5.9.
Nga minuta e 84-të në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari Granit Xhaka, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.6.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/