Arsenali ka shënuar fitore 3-1 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Golat për Gunners i shënuan Martin Odegaard me dy dhe Gabriel Jesus, ndërsa për Blutë realizoi Noni Madueke.
Arsenali ishte padyshim ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.96, ndërsa Chelsea u vlerësua me 6.79
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte natyrisht Odegaard që shënoi dy gola dhe u notua me 8.7.
Paraqitje brilante pati edhe Grait Xhaka që asistoi dy herë dhe u vlerësua me 7.2
Në anën tjetër, dështimet e këtij derbi dolën të ishin Ben Chilwell dhe Cesar Azpilicueta që u notuan me 6.2
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave sipas SofaScore:
/Telegrafi/