Arsenali e ka mposhtur Newcastle Unitedin me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.
Golat për The Gunners i realizuan Pierre-Emerick Aubameyang me dy dhe Bukayo Saka.
Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.21, me Newcastlen që u vlerësua 6.10.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Saka, që mori notën 8.6.
Paraqitje brilante pati edhe Granit Xhaka që u vlerësua me 7.5.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Ciaran Clark me notën 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/