Telegrafi

Arsenal 2-2 Tottenham, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Granit Xhaka - Christian Eriksen (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë arritur të rikthehen nga 0-2 në 2-2 në ndeshjen derbi, ndërsa shënuan edhe golin e tretë, por iu anulua nga VAR-i.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (45+) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (71′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Christian Eriksen (10′) dhe Harry Kane (40′).

Lexo po ashtu Arsenali dhe Tottenhami luajnë baras në derbin dramatik të javës

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anësor i vendasve, Nicolas Pepe, i cili u notua me 8.0.

Nicolas Pepe (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për yllin e mysafirëve, Dele Alli që u vlerësua me notë 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7

Arsenal:

Tottenham:

/Telegrafi/