Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.
Topçinjtë kanë arritur të rikthehen nga 0-2 në 2-2 në ndeshjen derbi, ndërsa shënuan edhe golin e tretë, por iu anulua nga VAR-i.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (45+) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (71′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Christian Eriksen (10′) dhe Harry Kane (40′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anësor i vendasve, Nicolas Pepe, i cili u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për yllin e mysafirëve, Dele Alli që u vlerësua me notë 5.9.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7
Arsenal:
Tottenham:
/Telegrafi/