Telegrafi

Arsenal 2-2 Chelsea: Notat e lojtarëve, Xhaka e Mustafi me paraqitje solide

Arsenal dhe Chelsea kanë ndarë pikët në xhiron e 22-të të Ligës Premier.

Derbi londinez përfundoi me rezultat 2-2, ku të pranishmit në shkallët e stadiumit ishin dëshmitar të një ndeshje me plot shanse dhe katër gola.

Tashmë kanë dal vlerësimet e para të lojtarëve të të dyja skuadrave, ku futbollisti me notën më të mirë është në radhët e Chelseat.

Eden Hazard ishte lojtari më i dalluar në fushë duke krijuar raste dhe realizuar një gol, e cila bëri që të vlerësohet me notën 8.1.

Willian i Chelseat dhe Chambers i Arsenalit ishin më të dobëtit dhe morën vlerësim të njëjtë, përkatësisht notën 6.

Theksojmë se dyshja shqiptare pati paraqitje solide, ku Granit Xhaka u vlerësua me notën 7 ndërsa Shkodran Mustafi u notua me 7.1.

Pas kësaj, Arsenal ka 39 pikë dhe zë pozitën e gjashtë ndërsa Chelsea gjendet në të tretin me 46 sosh. /Telegrafi/

Arsenal

Chelsea