Arsenali ka fituar ndaj Sëansea Cityt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të kampionatit anglez.
Topçinjtë kanë arritur të fitojnë ndaj Swanseat, duke u kthyer nga distavantazhi në që patën në pjesën e parë.
Golat në këtë takim u shënuan nga Sead Kolasinac (51’) dhe Aaron Ramsey (58’) për skuadrën e Arsene Wengerit, ndërsa për mysafirët shënoi Sam Claus (22’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Kolasinac, i cili u notua me 8.2, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Lukasz Fabianski me 6.4.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë ndeshje dhe pati paraqitje solide, duke u notuar me 6.7. /Telegrafi/
Arsenal:
Swansea: