Arsenali ka vazhduar shkëlqimin në Ligën Premier, teksa ka marrë fitoren e pestë në po aq ndeshje.
Topçinjtë kanë mposhtur Aston Villën me rezultat të ngushtë 2-1.
Ishte një ndeshje ku treg olat u shënuan nga brazilianët, pasi te vendasit shënuan Gabriel Jesus e Gabriel Martinelli, derisa për mysafirët Douglas Luiz.
Pikërisht sulmuesi brazilian Gabriel Martinelli që mori notën më të lartë në ndeshje, derisa lartë u vlerësuan edhe Odegaard, Jesus e Saka.
Ylli shqiptar, Granit Xhaka mori notë të kënaqshme 6,8 në këtë sfidë.
Te skuadra mysafire nota më e lartë shkoi për Tyrone Mings, derisa ajo më e ulëta për Lucas Dignen. /Telegrafi/