Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.
Topçinjtë kanë triumfuar pa shumë vështirësi ndaj Southamptonit në ndeshjen e cila i ka rikthyer në katërshe të kampionatit anglez.
Golat në këtë fitore të skuadrës së Unai Emeryt u shënuan nga Alexandre Lacazette (6′) dhe Henrikh Mkhitaryan (17′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi francez, Lacazette, i cili është notuar me 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafirë Angus Gunn që u vlerësua me notë 5.6.
Për 90 minuta luajtën edhe dyshja shqiptare, Shkodran Murafi dhe Granit Xhaka, të cilët u vlerësuan me notë 7.6, respektivisht 7.3.
Arsenal:
Southampton:
/Telegrafi/