Arsenali ka vazhduar tutje në Ligën e Evropës duke eliminuar skuadrën suedeze Ostersunds.
Skuadra angleze ka pësuar humbje në ndeshjen kthyese 1-2 nga klubi simpatik suedez.
Por fitorja në ndeshjen e parë 3-0 ka bërë që ‘Topçinjtë’ të kalojnë tutje në Ligën e Evropës.
Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin kishte notën më të lartë te Arsenali (7.4).
Paraqitje të mirë kishin edhe Dany Welbeck (7.0) dhe mbrojtësi Holding (7.0).
Ndërkohë Granit Xhaka është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë dhe kishte paraqitje mjaftë të mirë (6.9).
Lojtari më i mirë në ndeshje ishte sulmuesi mysafir Ghoddos (8.6) që asistoi në këtë takim.
Me notë të lartë u Sema (8.0) dhe Keita (7.1) tek mysafirët.
E nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin mysafir Mukibbi (5.6). /Telegrafi/