Site icon Telegrafi

Arsenal 1-2 Olyampicos, notat e futbollistëve shqiptarë dhe të tjerëve

Granit Xhaka. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Olyampicos ka shkaktuar befasinë më të madhe në këtë raund garash në Ligën e Evropës.

Kampioni i shumëfishtë i Greqisë ka eliminuar Arsenalin në Londër ku ka marrë fitore 1-2.

Ndeshja e parë i takoi Topçinjve me rezultat 0-1, por dy golat si mysafirë i shërbyen grekëve për të kaluar tutje.

Pape Cisse dhe Youssuf El Arabi ishin autorët e golave për mysafirët, teksa Pierre Emerick Aubameyang shënoi të vetmin gol për vendasit.

Youssef El Arabi. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Ishin dy golashënuesit e mysafirëve, Cisse e El Arabi që morën notat më të larta tek Olympiacos.

Teksa nota më e lartë tek vendasit shkoi për Nicolas Pepe e pas tij edhe për mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi.

Paraqitje mjaftë të mirë pati edhe Granit Xhaka, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Bernd Leno. /Telegrafi/

Exit mobile version