Telegrafi

Arsenal 1-2 Man City, nota e Xhakës dhe të tjerëve  

Manchester City ka arritur të fitojë në minutat shtesë me rezultat 2-1 në udhëtim te Arsenali në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

City ka triumfuar me rikthim në ndeshjen e parë të vitit 2022 të zhvilluar në Emirates, ndeshje e cila ishte shumë e tensionuar me raste-raste dhe shumë vendime të gjyqtarit ishin befasuese dhe të diskutueshme.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Bukayo Saka (31’) për vendasit, ndërsa Riyad Mahrez (57’) dhe Rodri (90+) për mysafirët.

Lexo po ashtu Man City e nis vitin me fitore, triumfon me rikthim në ndeshjen e tensionuar ndaj Arsenalit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori mysafir, Rodri, i cili pas golit të fitores u notua me 7.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin Gabril që u ndëshkua me të kuq dhe në fund u vlerësua me notë 5.8.

Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje të mirë, por penalltia e shkaktuar bëri që të vlerësohet me 5.8.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/