Telegrafi

Arsenal 1-1 Leicester: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Arsenal vs Leicester (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka barazuar 1-1 në shtëpi kundër Leicester Cityt në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.

Golin për The Gunners e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 21-të, ndërsa për ‘Dhelprat’ realizoi Jamie Vardy (84’).

Leicesteri ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.69, derisa Arsenali u vlerësua me 6.51.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Emirates, Arsenali dhe Leicesteri marrin nga një pikë

Portieri Kasper Schmeichel ishte njeriu kryesor i kësaj përballje, duke bërë disa pritje vendimtare e që u notua me 7.7.

Granit Xhaka e Shkodran Mustafi kishin paraqitje solide në këtë takim, për t’u vlerësuar kështu me 6.2, respektivisht, 6.6.

Në anën tjetër, epiteti i dështimit të kësaj sfide i takoi Eddie Nketiahs që u ndëshkua me karton të kuq e mori notën 5.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto:WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Leicesterit (Foto:WhoScored)

 

/Telegrafi/