Arsenali ka barazuar 1-1 në shtëpi kundër Leicester Cityt në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Golin për The Gunners e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 21-të, ndërsa për ‘Dhelprat’ realizoi Jamie Vardy (84’).
Leicesteri ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.69, derisa Arsenali u vlerësua me 6.51.
Portieri Kasper Schmeichel ishte njeriu kryesor i kësaj përballje, duke bërë disa pritje vendimtare e që u notua me 7.7.
Granit Xhaka e Shkodran Mustafi kishin paraqitje solide në këtë takim, për t’u vlerësuar kështu me 6.2, respektivisht, 6.6.
Në anën tjetër, epiteti i dështimit të kësaj sfide i takoi Eddie Nketiahs që u ndëshkua me karton të kuq e mori notën 5.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/