Arsenali ka barazuar në shtëpi me Brightonin me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.
Topçinjve i nevojitet mrekullia për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt pas barazimit 1-1 me Brightonit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (9′) dhe Glenn Murrey (62′) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Brightonit, Shane Duffy, i cili u vlerësua me notë 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Alireza Jahanbakhsh që u notua me 5.4.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti Shkodran Mustafi që u vlerësua me 7.5, ndërsa Granit Xhaka luajti deri në minutën e 77-të dhe u notua me 6.3.
Arsenal:
Brighton:
/Telegrafi/