Arsenali dhe Atletico Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.
Topçinjtë kanë lëshuar nga duart një fitore të sigurt në ndeshjen e parë të luajtur para tifozëve të tyre në Emirates, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Wanda Metropolitano.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (61′) për skuadrën e Arsene Wengerit, ndërsa për skuadrën e Diego Simeones shënoi Antoine Griezmann (82′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi i Arsenalit, Lacazette, i cili u vlerësua me notë 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Sime Vrsaljkon që u vlerësua me 5.0.
Për 90 minuta luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 7.4, respektivisht 7.2. /Telegrafi/
Arsenal:
Atletico Madrid: