Site icon Telegrafi

Arsenal 1-0 Newcastle, nota e Xhakës dhe të tjerëve (Foto)

Xhaka përsëri ishte pjesë e formacionit titullar të Topçinjve (Getty Images)

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle United me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.

Topçinjtë janë kthyer të fitoret në Ligën Premier pas dy barazimeve dhe kjo fitore i motivon për takimin derbi të javës së ardhshme ndaj Liverpoolit.

Goli i vetëm në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit u shënua nga mesfushori gjerman me tipare sulmuese, Mesut Ozil, i cili shënoi një supergol në minutën e 23-të.

Lexo po ashtu Arsenali i kthehet fitoreve, mposht Newcastlen para derbit ndaj Liverpoolit (Video)

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Ozil, i cili u vlerësua me notë 8.6, ndërsa nota më e ulët ishte 6.2 dhe shkoi për mesfushorin e mysafirëve, Jacob Murphy.

Në këtë takim për 90 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje solide dhe u notua me 6.8. /Telegrafi/

Arsenal:

Paraqitje të mirë patën edhe Iwobi dhe Koscielny

Newcastle: 

Te Newcastle dështuan edhe Atsu dhe Perez
Exit mobile version