Telegrafi

Arsenal 1-0 Huddersfield: Notat e lojtarëve, Xhaka ylli i ndeshjes

Arsenali ka fituar me vështirësi minimalisht 1-0 ndaj Huddersfield Town në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Premier. 

Topçinjtë kanë vazhduar serinë pozitive në kampionatin anglez duke fituar në Emirates ndaj Huddersfieldit dhe duke u ngritur në pozitën e tretë në tabelë.

Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit londinez e shënoi mesfushori uruguaian, Lucas Torreira në minutën e 83-të.

Lexo po ashtu Arsenali fiton me vështirësi ndaj Huddersfieldit, Torreira shënon me gërshërë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Shkodran Mustafi – Granit Xhaka (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin Alexandre Lacazette që u notua me 6.0.

Xhaka dhe Hadergjonaj duke u përqafuar (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Për 66-të minuta luajti edhe Shkodran Mustafi, i cili u vlerësua me notë 6.6, ndërsa Florent Hadergjonaj u notua me 6.3. /Telegrafi/

Arsenal: 

Huddersfield: