Site icon Telegrafi

Arsenal 0-2 Chelsea, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Chelsea e ka mposhtur në udhëtim Arsenalin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë në Ligën Premier.

Golat për The Blues i shënuan Romelu Lukau dhe Reece James në pjesën e parë, për t’i marrë kështu tre pikë.

Chelsea ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.22, me Arsenalin që u vlerësua 6.70.

Lexo po ashtu Londra frymon kaltër, Chelsea merr fitore të pastër në derbin ndaj Arsenalit në Emirates

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Reece James që u notua me notën 9.0, duke shënuar dhe asistua nga një herë.

Granit Xhaka nuk ishte sot në elementin e tij dhe u vlerësua me 6.4.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Kai Havertz që u notua me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Exit mobile version