Arsenali dhe Newcastle kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.
Në një ndeshje të fortë dhe me duele të shumta, asnjëherë prej skuadrave nuk ia arriti të shënonte.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes doli të jetë mbrojtësi anglez i mysafirëve, Kieran Trippier me notën 8.4.
Pas tij u vlerësua lartë edhe portieri Nick Pope me notën 7.9.
Granit Xhaka u vlerësua me notën 7.2, ndërsa pak më i mirë se ai te Arsenali ishte Gabriel Magalhaes me 7.3.
Notat e lojtarëve të Arsenal dhe Newcastle
/Telegrafi/