Arsenali dhe Crvena Zvezda kanë barazuar pa gola në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.
Topçinjtë nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim pa gola në Emirates përball skuadrës serbe.
Trajneri Arsene Wenger në këtë takim kishte vendosur të luante me lojtarë të rinj, ku të njohur ishin vetëm Olivier Giroud, Jack Wilshere dhe Francis Coquelin.
Megjithatë, ishte një lojtar i ri si Rob Holding, i cili ishte më i vlerësuari te Arsenali me notë 7.7.
Ndërsa, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i serbëve, Damien Le Tallec, i cili u notua me 7.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Richmond Boakye. /Telegrafi/
Arsenal:
Zvezda: