Pozita e Marcelos në formacionin startues të Real Madridit si mbrojtës i majtë, është vënë në rrezik pas transferimit të Ferland Mendyt – shkruan Marca.
Edicioni i kaluar ishte ndër më të vështirët në karrierën e brazilianit, i cili u përfshi në skuadër vetëm pas rikthimit të Zinedine Zidane.
Trajnerët Julen Lopetegui dhe Santiago Solari e kishin zgjedhur Sergio Reguilonin para Marcelos në formacion.
Pas kthimit të legjendës franceze, 31-vjeçari ka shpresuar se do të jetë sërish lojtar i rëndësishëm për skuadrën.
Mirëpo, Reali vendosi të investonte afro 50 milionë euro për ta transferuar Mendyn nga Olympique Lyon, ashtu që ia ka bërë të qartë Marcelos se nuk e ka të sigurt pozitën e tij në formacionin e Zidane. /Telegrafi/
🆕🏟 ¡Bienvenido a tu nueva casa, @ferland_mendy!#WelcomeMendy | #HalaMadrid pic.twitter.com/D6rwqgQCoz
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 19, 2019