Luca Colombo nga Milano ka treguar aftësitë e mahnitshme mbi motoçikletë, duke lëvizur nëpër sipërfaqen e liqenit Como, i treti më i madhi në Itali.
Për një kohë rekorde prej vetëm pesë minutash, ai arriti të kalonte distancën e gjatë prej pesë kilometrave, transmeton Telegrafi.
Megjithëse kishte prapa shpëtimtarët që e ndiqnin me skafe, në trup kishte vetëm një jelek, që hapet dhe mbushet me ajër në rast emergjent.
Në anën tjetër, Suzuki RMZ 450, ishte i adoptuar me Vercar Motor, për t’i ndihmuar të përshtatet me hidroplanin dhe t’i ndihmojë që të mos fundoset.
Motori i mbështjellë dhe rrotat speciale, kanë ndihmuar që Colombo të qëndrojë mbi ujë dhe të lëviz më lehtë.
Arritja deri në cepin tjetër, është tërësisht meritë e tij, pasi arriti të balanconte, teksa lëvizte me rreth 75 kilometra në orë. /Telegrafi/
https://youtu.be/3JlrS_DiY1Q