Telegrafi

Arriti mbi dy milionë ndjekës nga gafa në Ligën e Kampionëve, “zhduket” llogaria e Instagramit të Kinsey Wolanskit

Kinsey Wolanski është bukuroshja ruse e cila ka rrëmbyer vëmendjen e miliona shikuesve gjatë ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa e gjithë bota ishte në ankth për lojën që po zhvillohej mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, Kinsey hyri në fushë në bikini, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver

Mirëpo kjo ndërhyrjes e saj nuk ishte e paqëllimshme, kjo pasi ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse, ‘Vitaly Uncensored’ dhe qëllimi ishte pikërisht reklamimi i kësaj faqeje – gjë që i shkruante në bikini.

Menjëherë pas gafës, për vetëm brenda një nate numri i ndjekësve në llogarinë e Instagramit të bukuroshes është rritur ndjeshëm.

Lexo po ashtu Krijuesi i faqes së filmave për të rritur i bën propozim për martesë të dashurës bukuroshe që hyri në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve

Nga 300 mijë sa ishin para skandalit, ajo e çoi në dy milionë numrin e ndjekësve të saj për vetëm vetëm 12 orë.

Fotro: David Ramos/Getty Images/Guliver

Një shifër e tillë u diskutua shumë në mediat ndërkombëtare, por duket se gëzimi i bukuroshes për rritjen e këtij numri u ndërpre në momentin kur llogaria e saj “u zhduk”.

Lexo po ashtu Kinsey pas përfundimit të ndeshjes: Bëni gjëra të çmendura dhe do mbaheni mend gjithmonë

Aktualisht, në rrjetin social Instagram nuk figuron profili zyrtar i modeles Kinsey Wolanski me miliona ndjekësit e saj, kjo pasi Instagrami ka lajmëruar se faqja është bllokuar ose fshirë krejt.

Foto: SC/Instagram/Kinsey Wolanski

Si rrjedhojë, edhe postimet që Kinsey kishte bërë pas ndeshjes janë zhdukur nga ky rrjet social dhe për momentin nuk mund t’i shohë askush.

Mbetet të shihet nëse së shpejti do të rikthehet llogaria e saj zyrtare, apo e gjitha është zhdukur përfundimisht Instagrami. /Telegrafi/