Kinsey Wolanski është bukuroshja ruse e cila ka rrëmbyer vëmendjen e miliona shikuesve gjatë ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa e gjithë bota ishte në ankth për lojën që po zhvillohej mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, Kinsey hyri në fushë në bikini, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.
Mirëpo kjo ndërhyrjes e saj nuk ishte e paqëllimshme, kjo pasi ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse, ‘Vitaly Uncensored’ dhe qëllimi ishte pikërisht reklamimi i kësaj faqeje – gjë që i shkruante në bikini.
Menjëherë pas gafës, për vetëm brenda një nate numri i ndjekësve në llogarinë e Instagramit të bukuroshes është rritur ndjeshëm.
Nga 300 mijë sa ishin para skandalit, ajo e çoi në dy milionë numrin e ndjekësve të saj për vetëm vetëm 12 orë.
Një shifër e tillë u diskutua shumë në mediat ndërkombëtare, por duket se gëzimi i bukuroshes për rritjen e këtij numri u ndërpre në momentin kur llogaria e saj “u zhduk”.
Aktualisht, në rrjetin social Instagram nuk figuron profili zyrtar i modeles Kinsey Wolanski me miliona ndjekësit e saj, kjo pasi Instagrami ka lajmëruar se faqja është bllokuar ose fshirë krejt.
Si rrjedhojë, edhe postimet që Kinsey kishte bërë pas ndeshjes janë zhdukur nga ky rrjet social dhe për momentin nuk mund t’i shohë askush.
Mbetet të shihet nëse së shpejti do të rikthehet llogaria e saj zyrtare, apo e gjitha është zhdukur përfundimisht Instagrami. /Telegrafi/