Telegrafi

Arrin transferimi i madh i Barcelonës (Video)

Andre Gomes ka mbërritur në Barcelonë, ku do të nënshkruajë kontratë me kampionin e La Ligas dhe do të prezantohet nesër.

Andre Gomes nesër do të prezantohet si futbollist i Barcelonës.

Mesfushori portugez iu bashkua klubit katalunas nga Valencia për 35 milionë euro plus bonuset që mund të arijnë deri në 50 milionë.

Ai tashmë ka mbërritur në Barcelonë, ku e ka vizituar stadiumin “Camp Nou”.

Për portugezin në plan sot ishin edhe testet mjekësore. /Telegrafi/