Site icon Telegrafi

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Kingsley Coman mund të jetë largimi i radhës nga gjiganti gjerman Bayern Munich në afatin kalimtar veror.

Bavarezët janë të hapur për ta shitur yllin francez dhe tani po presin ofertën e duhur në mënyrë që t’ia lejojnë largimin lojtarit.

Një skuadër nga liga në zhvillim e Arabisë Saudite ka shfaqur interes për nënshkrimin e Kingsley Coman, një anësor të cilin Bayern Munich synon ta largojë këtë verë.

Lexo po ashtu Mourinho merr një goditje të rëndë pasi top ylli ia mbylli derën transferimit tek Fenerbahce

Sport Bild ka raportuar se skuadra arabe Al Ittihad është shumë e interesuar për transferimin e sulmuesit anësorë duke ofruar 50 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Te Bayerni janë të gatshëm ta lejojnë largimin e lojtarit, megjithatë kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë presin që oferta të përmirësohet dhe të jetë mbi 60 milionë.

Lexo po ashtu Ylli i Francës 'në prag të largimit' nga kombëtarja shkaku i trajtimit që iu bë në Euro 2024

28-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga qershori i vitit 2015 dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë në Allianz Arena.

Megjithatë afrimi i Michael Olise ka bërë që trajneri Vincent Kompany ta lejoj pa ndonjë problem largimin e sulmuesit francez. /Telegrafi/

Exit mobile version