Telegrafi

Arrin një milion ndjekës në Instagram, Morena shpërblen fansat me një fotografi provokuese nga pushimet në Tajlandë

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, shquhet si një prej personazheve shqiptare me më së shumti influencë në rrjetet sociale.

Ajo është e ndjekur tashmë nga jo më pak se një milion ndjekës vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

E lumtur për këtë arritje, ajo vendosi që t’i shpërblejë një milion ndjekësit e saj me një fotografi provokuese, të realizuar gjatë pushimeve të fundit në Tajlandë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

E veshur me bikini të bardhë dhe një mantele ngjyrë neoni, bukuroshja me prejardhje nga Peja u kujdes që e gjithë vëmendja të jetë e kthyer kah ajo.

“Me dashuri, një milion”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila ka marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.

Morena njihet për publikun shqiptar fillimisht si modele, e më pas edhe si këngëtare, dhe vazhdon të sjellë herë pas here projekte muzikore që pëlqehen nga fansat e saj. /Telegrafi/