Ajo është shumë e pëlqyer në treg e po ashtu edhe njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare.
Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca, e cila njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
25 vjeçarja vetëm në Instagram numëron 2.3 milionë njerëz, gjersa këtë herë ka ndarë një lajm të mrekullueshëm.
Krijuesja e hitit “Bow Down” zbuloi se është shpërblyer me një dhuratë nga platforma YouTube pasi ka arritur një milion abonues.
Kjo duket falë projekteve që ka sjellë deri më tani, të cilët kanë bërë që të jetë mjaft aktive edhe në kanalin e popullarizuar.
Enca momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Nashta” të lansuar pak ditë më parë.
Projekti për këtë kohë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve. /Telegrafi/