Site icon Telegrafi

Arrin në 36 numri i të vdekurve në aksidentin e trenave

Ka arrit në 36 persona numri i të vdekurve si pasojë e përplasjes së dy trenave në veri të Egjiptit, pranë Aleksandrisë, i cili është një prej aksidenteve hekurudhorë më të rëndë të viteve të fundit në këtë vend.

Ky aksident ka shkaktuar gjithashtu të paktën 123 të plagosur, njoftojnë autoritetet në një komunikatë për median.

Shumica e tyre janë dërguar menjëherë në spitalet e Aleksandrisë, qyteti më i madh në veri të Egjiptit.

Ky aksident ka ndodhur për shkak se njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një defekti dhe treni tjetër e kishte përplasur atë, njoftoi televizioni shtetëror duke cituar përgjegjës të Ministrisë së Transporteve.

Exit mobile version