Sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja me coronavirus në Mal të Zi, duke e rritur numrin e përgjithshëm të pacientëve në 294.
Shefi i Stafit Mjekësor të Krizave, Ranko Lazoviq tha në një konferencë për shtyp në internet se të katër pacientët e rinj janë nga Podgorica.
Lazoviq tha që Pashkët e ardhshme do të kalojnë në shtëpitë e tyre pa u mbledhur në ndërtesa fetare, pasi është shumë e rëndësishme për situatën epidemiologjike në Mal të Zi.
Ai vlerësoi se kjo do të ishte një ndihmë e madhe në parandalimin e përhapjes së infeksionit. /kp/Telegrafi/