Ka mbaruar mbledhja e Komitetit për ballafaqim me kriza dhe ata njoftojnë se është rritur numri i viktimave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Të gjitha institucionet janë funksion. Po mundohen t’i ndihmojnë secilit që ka nevojë për ndihmë. Deri më tani u është ndihmuar më shumë se 1000 personave nga këto institucione. Deri tani janë vërtetuar 17 të vdekur, numri mund të rritet. Shpresojmë të mos jetë ashtu”, tha zëvendës-kryeministri Nikolla Todorov.
Në mëngjes u konfirmua numri i viktimave se ishte 15, gjashtë konsiderohen si të zhdukur ndërsa 22 të plagosur nga vërshimet./Telegrafi/