Site icon Telegrafi

Arrin në 10 persona numri i të shpëtuarve në Abruzzo (Video)

Ekipet e shpëtimit në Italinë qendrore kanë gjetur 10 të mbijetuar pasi një ortek varrosi një hotel malor, në rajonin e Abruzzo.

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe rreth 20 janë ende të humbur.

Lexo po ashtu Gruaja e nxjerrë nga hoteli në Itali u lutet forcave të shpëtimit: Kam vajzën aty poshtë, ma shpëtoni (Foto)

Ata thuhet se kishin qëndruar nën një pjesë të shembur të tavanit, ku ata ishin në gjendje për të ndezur një zjarr dhe për të qëndruar ngrohtë për dy ditë.

Mesohet se katër prej të mbijetuarve janë fëmijë.

Exit mobile version