Site icon Telegrafi

Arrijnë në listat e trendëve: Çizme me taka super të larta

dreamstime

Arrijnë deri mbi gju, vijnë në tekstura të ndryshme nga lëkura e lëmuar dhe efektet e llakuara deri në kadife të nuancave të ndryshme

Këto çizme i bëjnë këmbët të duken më të gjata dhe më të holla dhe u japin një dukje elegante.

Së shpejti do të mbathim këto çizme, ndërkohë në listën e më të famshmeve do të përfshihen modele tërheqëse ideale për veshje pak më të shkurtra.

Tekstura e llakuar në nuancat bezhë duket elegante, veçanërisht në një xhaketë me përmasa më të mëdha.

Ky është një kombinim i mirë i stileve të verës dhe vjeshtës, transmeton Telegrafi.

Këtu hyjnë në lojë edhe fustanet e shkurtra, sepse çizmet e larta megjithatë ngrohin.

Me një fustan të vogël të zi dhe jeni gati për të dalë.

Çizmet e larta prej kamoshi duken shkëlqyeshëm me fustane me pala, vajzat boho e vlerësojnë këtë stil.

Nëse vendosni për çizme më avangarde, më sipër është një veshje e zezë e mrekullueshme, një xhaketë apo një fustan më i shkurtër.

E kuqja është një frymëzim i përjetshëm, sjell gëzim elegant në jetën tonë të përditshme.

Tekstura e llakuar na kujton në mënyrë të parezistueshme disko.

Nuk mund të gaboni me kadife – është e butë, e rehatshme dhe i përshtatet në mënyrë të përkryer këmbës. /Telegrafi/

Exit mobile version