Site icon Telegrafi

Arrijnë këshilltarët e kancerales Merkel, nis takimi me Haradinajn (Foto)

Pas vizitës së zyrtarëve amerikanë javët që lamë pas, sot kanë arritur në Kosovë dy këshilltarët politikë të kancelares gjermane Angela Merkel.

Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker, pak minuta më parë kanë arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku janë pritur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ata tashmë kanë nisur takimin me kryeministrit, e që sipas të gjitha gjasave tema e diskutimit do të jetë heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Kujtojmë që edhe zyrtarët amerikanë të cilët qëndruan në Kosovë, kërkuan nga politikanët që të flasin me një zë në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog. /Telegrafi/

Exit mobile version