Maxi Lopez dhe Wanda Nara i kanë harruar problemet për disa orë, për ta festuar ditëlindjen e njëri prej djemve të tyre.
Coki mbushi 7 vjeç dhe Wanda ka postuar disa foto të festës.
Në festë ishte babai i djemve Maxi Lopez i shoqëruar me të dashurën e tij Daniela Christiansson.
Në festë nuk mungoi as babai i vajzave dhe bashkëshorti aktual i Wanda Naras, Mauro Icardi.
Të tre në kohën e fundit kanë qenë pjesë e shumë sherreve në mediat sociale.
Akuzat në drejtim të njëri-tjetrit nuk kanë munguar.
Por siç duket mosmarrëveshjeve u ka ardhur fundi dhe të gjithë ishin të pranishëm në një vend me fëmijët e tyre. /Telegrafi/