Site icon Telegrafi

Arrihet pajtim për hapat e Kosovës rreth projekteve si parakusht për marrjen e fondeve të BE-së

Sot, në Prishtinë, është mbajtur takimi i radhës në mes të Komisionit Evropian (KE), Zyra e BE-së në Kosovë, Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet tjera të lidhura me procesin integrues.

Në takim, mori pjesë David Cullen, KE, Ministrja Hoxha dhe personalitete tjera me ç’rast shqyrtuan zbatimin e asistencës së BE-së nëpërmjet instrumentit të para anëtarësimit, IPA, çështjet e ndërlidhura me IPA dhe progresin për këtë çështje gjatë vitit 2018.

Duhet të dëshmojmë se kemi stabilitet makro-ekonomik, Emërimin e Komisionarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Deponia e mbeturinave të rrezikshme, Salla e koncerteve dhe Transferimi i inspektorëve komunalë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, janë disa nga parakushtet për fondet e BE-së.

Mos përmbushja e parakushteve për zbatimin e projekteve mund të rezultojë me anulimin e tyre ose me shtyrjen apo zëvendësimin me projekte të tjera. Anulimi i ndihmës nga BE-ja është e papranueshme andaj duhet që sot t’i ofrojmë përgjigjen e duhura dhe të identifikojmë qartë hapat e radhës për të mundësuar zgjidhjen e këtyre problemeve”, potencoi Hoxha.

Ministrja, më pastaj, ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve të raportojnë shkurt rreth gjendjes në sektorët e tyre dhe njëkohësisht, të ofrojnë zgjidhjen e sfidave në sektorët e tyre.

Pas debatit dhe shqyrtimit të çështjeve një nga një, u arrit pajtim për hapat e radhës ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të KE-së. U ofruan zgjidhjet për të gjitha çështjet e ngritura, ngase, siç potencoi Ministrja, Qeveria nuk do të lejoj humbjen e fondeve për shkaqe të paarsyeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version